Instituti KAF është i licencuar nga Këshilli Kombëtar për Raportim Financiar (KKRF) si Shoqatë Profesionale për Kontabilitet dhe Auditim; dhe e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK). IKAF numëron me dhjetra partneritete me organizatat më prestigjioze ndërkombëtare dhe duke mos përjashtuar dhe ato kombëtare.
IKAF është shoqatë e specializuar për auditorë të jashtëm, kontabilistë, auditorë të brendshëm dhe vlerësues. Instituti ynë përfaqëson 2,000 individë të regjistruar deri më tani. Roli ynë është të edukojmë, përfaqësojmë dhe mbështesim anëtarët tanë.
Shërbimet tona kryesore për anëtarët përfshijnë: trajnimin, certifikimin, edukimin e vazhdueshëm (EVP/CPD), mbështetjen teknike dhe avokimin. Punonjësit dhe anëtarët punojnë së bashku me organet vendore dhe ndërkombëtare për të përfaqësuar pikëpamjet dhe shqetësimet e profesionit tek qeveritë, rregullatorët, industritë, akademia dhe publiku i gjerë.